ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit 40 seconds ago
“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme! 2 minutes ago
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor 4 minutes ago
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro 6 minutes ago
“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë 9 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Podgorica thotë se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja, LDK-ja thotë se do ndëshkohet si parti “tinëzare”

albnews by albnews
28 December, 2019
in Kosova
0
Në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen zgjedhjet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Gëzim Podgorica, e sheh të mundshëm skenarin e zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Ndërsa negociatat mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë kanë ngecur, Podgorica thotë se marrëveshja mund të arrihet vetëm në rast të një ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar.

“Vështirë se do të ketë marrëveshje përfundimtare, vetëm nëse do të vazhdojë siç ka pasur dhe gjatë ditës së sotme një intensifikim të përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë që e kanë udhëhequr këtë proces për të shpejtuar ngritjen e institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai në një intervistë për “Rtv Ora”.

RelatedPosts

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Diplomati thotë se futja sërish në zgjedhje do t’ia vështirësonte situatën liderit të VV-së, Albin Kurtit, por ka besim te elektorati. Për një gjë ai është i sigurt, LDK do të ndëshkohet me votë si parti tinëzare.

“VV do të kishte më shumë kundërshtarë politikë që do të krijonin një aleancë mes vetes dhe kjo do ta t’ia vështirësonte paraqitjen dhe disa avantazhe që mund të kishte nga zgjedhjet e kaluara. Por duke besuar në një gjykim të ftohtë të publikut dhe duke besuar që VV ishte e sinqertë në gjithë aksionin politik para zgjedhjeve dhe tani besoj se mund të kemi një rritje të mbështetjes publike, por që është e padiskutueshme rënia e mbështetjes për LDK sepse do të quhej partia tinëzare që nuk realizoi çfarë kishte premtuar”, u shpreh ai.

E ndërsa duket se i gjithë debati rrotullohet te zgjedhja e presidentit, ai e sheh thjesht pretekst.

“Çështja e Presidentit nuk u diskutua as para zgjedhjeve dhe as pas zgjedhjeve. Ka disa nonsense që ka hyrë në tryezën e diskutimeve dhe ka ardhur më shumë si pazar i imponuar nga LDK për të penguar më shumë procesin sesa për të shtyrë gjërat përpara”, shprehet Podgorica.

Por pse po pengohet Albin Kurti?

“LDK-ja dhe partitë e tjera nuk duan të prishin atë marrëdhënie që kanë pasur me njëra-tjetrën, pavarësisht debatit publik. Nuk duan të prishin pazaret e pushtetit, pazaret për ndarjen e institucioneve. VV me në krye Albin Kurtin është një parti jashtë këtij formati, një parti që trondit themelet e sistemit. Kjo ka bërë që të pengohet me të gjitha mjetet ardhja ashtu si duhej dhe pritej e VV-së në krye të qeverisë”, tha ai në fund.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit

A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit

21 December, 2025
“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

“Qeveria ka humbur legjitimitetin”, Shehaj: Po pengohet arrestimi i Belinda Ballukut, duhen zgjedhje të parakohshme!

21 December, 2025
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor

21 December, 2025
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro

SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result