Ushtari i FSK-së do të jetë pjesë e Akademisë Mbretërore Sandhurst

 172 total views,  1 views today

Ushtari Valdrin Selimi i Regjimentit të parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u përzgjodh që të jetë pjesë e Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst (Royal MIlitary Academy Sandhurst).

Pjesëmarrësit e kësaj gare iu nënshtruan një seri testeve të ndryshme akademike në gjuhën angleze, testeve fizike si dhe atyre mendore.

Këshilltar i Komandantit të FSK, nënkolonel Martin Browning, i cili ishte edhe pjesë e ekipit përzgjedhës të këtyre garave ishte mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e garave, por shtoi se ishte e vështirë të përzgjedhësh një fitues, pasi që të gjithë kandidatët ishin shumë të përgatitur.

Ndërsa rreshter majori i FSK-së, Genc Metaj deklaroj së ishte i mahnitur nga procesi i testimeve dhe përzgjedhjes së kandidatit të FSK-së, i cili tregoi rezultatet me të larta gjatë këtyre testimeve.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i FSK-së nga radhët e nënoficerëve, në janar të vitit 2021 do të fillojë trajnimet njëvjeçare në këtë Akademi për të kaluar me pas në gradën e oficerit të FSK-së.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •