Polaku Michalak sfidon Lirim Kastratin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konrad Michalak mendon se është më i shpejtë se sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati.

Sulmuesi i Konyasporit thotë se është i gatshëm të garojë me sulmuesin e Legias së Varshavës, Kastratin. 24-vjeçari është i huazuar te Konyaspori nga Akhmat Grozny, skuadër ku është edhe Bernard Berisha.

“Kam parë disa cicërima qesharake, mund ta them vetëm me një buzëqeshje. Le të ketë një organizator të një gare të tillë. Nuk do të kisha frikë nga kjo sifdë e tillë”, ka thënë Michalak për “weslo.com”.

Kastrati njihet për shpejtësinë që ka. Por, polaku nuk ka frikë t’i hyjë kësaj gare.

Share This Article