Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideroi akt agresioni ndërkombëtar rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.
Me anë të një postimi në Twitter, Kurti bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre dhe gjithashtu apeloi që komuniteti ndërkombëtar ta dënojë këtë akt.
“Tre oficerë policie të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Edhe hyrja e forcave serbe, edhe rrëmbimi janë akte agresioni ndërkombëtar. Bëjmë thirrje që oficerët të lirohen menjëherë dhe komuniteti ndërkombëtar t’i dënojë këto akte”, shkruan Kurti në rrjetin social.