Polici shqiptar i sulmuar mbrëmë po lufton për jetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Njëri nga policët e sulmuar dje në lagjen e Shutkës po lufton për jetë.

Lëndime të rënda në kokë dhe trup polici F.K. ka marrë gjatë dje pasdite, pas dezinformatës se një furgon ka dashur të rrëmbejë një vajzë rome në këtë lagje.

Ka qenë një vajzë e mitur që ka lajmëruar një banor se dy persona kanë tentuar të rrëmbejnë një vajzë. Pasi është lajmëruar policia, është grumbulluar spontanisht edhe grupi i romëve. Në ndërkohë, në atë moment kanë hasur në një veturë në të cilën kanë qenë 3 persona, nga të cilët dy zyrtarë policor shqiptarë nga Stacioni Policor i Çairit, të cilët nuk kanë qenë në detyrë, por që janë legjitimuar si policë.

Megjithatë, edhe pse ishin legjitimuar, romët e grumbulluar i kanë sulmuar policët, duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Nga MPB-ja thonë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply