Haradinaj selam Vuçiqit: Nuk jemi duarbosh

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se korrigjimi i kufijve nuk mund të ndodhë dhe se Serbia është vetëm duke humbur kohë.

“Kosova ka ushtrinë e vet dhe Serbia nuk mund të na dëmtojë”, tha Haradinaj.

“Në qoftë se ata kanë diçka kundër nesh, edhe ne nuk jemi duarbosh”, tha ai duke i dërguar porosi të qarta kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

Haradinaj tha se ka edhe një bashkëpunim ushtarak me Kroacinë por se nuk i pëlqen të flasë rreth saj pasiqë kanalet veçse ekzistojnë.

“Beogradi po vazhdon fushatën e Luftës së Ftohtë kundër Kosovës”.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se taksa ndaj produkteve serbe tanimë është një realitet.

“Ata nuk besonin se ne do t’i vendosnim taksën, por ata humbën një të katërtën e tregut gjatë natës. Tani ata do të kenë më pak para për të blerë armë në Moskë dhe më pak para për pagat e ushtarëve”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ky është një rast i mirë për Kroacinë sepse tani ata mund kualifikohen për të importuar produkte në Kosovë.

Ai krejt në fund e ka përshëndetur edhe shokun e tij kroat, gjeneralin Antu Gotovinu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply