Policia Angleze nxori pasagjerin nga aeroplani pasi ishte kapur duke bërë një veprim të palejueshëm në tualet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se tregojnë momentin kur një pasagjer i Ryanair u nxor nga një aeroplan.

Dhe arsyeja e largimit, raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ishte pasi raportohet se u kap duke pirë duhan në tualetet e aeroplanit.

Burri, që thuhet se kishte veshur një bluzë gri, pantallona të shkurtra, u përcoll nga policia në aeroportin e Mançesterit dhe u shoqërua nga aeroplani pasi ai zbriti nga Palma.

Një tjetër pasagjer pretendoi se incidenti ndodhi 20 minuta pas udhëtimit të martën.

“Një nga stjuardesat mund të nuhaste tymin që vinte nga tualeti”, ka thënë njëri nga pasagjerët i cili e përshkroi përgjigjen nga ekuipazhi i kabinës së Ryanair si ‘fantastike’. 

Share This Article