Policia gjermane, pjesë e operacionit të Europol kundër trafikut të njerëzve! Grupet kriminale ndihmojnë refugjatët të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia gjermane ka marrë pjesë në një operacion të Europolit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, me kontrolle në katër lande federale. Të dyshuarit kanë ndihmuar refugjatë të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe.

Policia gjermane kontrolloi objekte në katër lande gjermane të mërkurën, në një operacion të madh për të luftuar grupet e kontrabandës me qenie njerëzore. Grupe të caktuara trafikantësh dyshohet se janë përfshirë në përpjekje për migrim të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Forca të policisë nga Franca dhe Belgjika ishin gjithashtu pjesë e operacionit, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme Britanike, deri më 21 janar të këtij viti, 621 persona ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm me varka nga kontinenti evropian drejt Britanisë së Madhe. 29.437 vetë hynë në këtë mënyrë në Britaninë e Madhe në vitin 2023. Qeveria britanike është angazhuar në mënyrë të përsëritur për ndalimin e këtij trafiku.

Disa urdhër-arreste

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane tha se kontrollet, të kryera sipas 25 urdhër-arresteve evropiane, u kryen në landet e Rinit Verior- Vestfalisë, Rhine-Westphalia, Hessenit, Bavarisë dhe Schleswig-Holsteinit. Fokusi ishte në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, në perëndim të Gjermanisë.

Sipas gazetës gjermane Bild, në operacion morën pjesë 700 agjentë, duke përfshirë anëtarë të njësisë elitë GSG 9.

Europoli konfirmoi se në operacion ishin përfshirë disa vende evropiane , por tha se hollësi do të njoftoheshin më vonë.

Share This Article