ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 11 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj migranëve në Lesbos

albnews by albnews
12 September, 2020
in Bota
0
Policia greke përdor gaz lotsjellës ndaj migranëve në Lesbos
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia greke u detyrua të shtunën të lëshojë gaz lotsjellës ndaj një turme emigrantësh që prej ditësh janë pa strehë dhe kundërshtojnë ndërtimin e kampit të ri në ishullin Lesbos.

Më shumë se 12 mijë persona, shumica nga Afrika dhe Afganistani, janë banorë të kampit të Morias që dyshohet se u dogj qëllimisht nga disa prej tyre për shkak të kushteve të këqija.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Në fundjavë, banorët u ngritën në protestë në mesin e të nxehtit duke brohoritur “Liri” dhe “Jo kampe” teksa buldozerët e shtetit grek pastronin tokën për të ngritur çadra të reja provizore.

Sikundër një ditë më parë, përpjekjet e demonstruesve për të kaluar rrugën që çon drejt kryeqendrës së banuar të ishullit Lesbos u zmbrapsën nga forcat speciale të rendit.

Javën e kaluar dhjetëra emigrantë rezultuan edhe bartës të koronavirusit të ri.

“Nuk na pëlqen Moria, nuk na pëlqen Greqia. Njerëzit kanë dy ditë pa bukë.”

“Ndjej dhembje përbrenda sepse kam edhe fëmijë. Kemi katër pesë ditë jashtë, pa ndihmë, pa ushqime, pa ujë, asgjë, dhe po flemë në shesh. Kjo na dhemb.”

“Është problem vërtet i madh. Duam të ikim në Gjermani, Francë, Itali. Në Moria nuk kemi koronavirus, është thjesht politike. Moria nuk ka korona.”

Disa nga parullat që protestuesit mbanin në protestën e së shtunës apelonin për ndihmë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe e përshkruanin kampin e tyre të mëparshëm si ferr.

Dhjetë shtete të Bashkimit Europian kanë marrë përsipër strehimin e banorëve minorenë.

Ndërkohë autoritetet greke kanë refuzuar transferimin në masë të banorëve jashtë ishullit, disa kilometra larg bregdetit turk, pavarësisht zemërimit të qytetarëve grekë kundër emigrantëve.

Një nga sindikatat e mjekëve grekë, ndërkaq, e ka përkufizuar si bombë shëndetësore jetesën në rrugë të refugjatëve, të cilët në shumicën e tyre nuk kanë siguruar as ujë për të larë duart.

Nevoja për të vënë situatën nën kontroll është bërë më urgjente nga fakti që autoritetet kanë humbur gjurmët e 35 banorëve të kampit që dolën pozitivë me Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë premtuar teste të shpejta në hyrje të kampit të ri, dhe dhoma karantinimi të gatshme për këdo banor që do të rezultojë i infektuar rishtas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result