Policia than liqenin për ta kërkuar personin e zhdukur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike e ka larguar ujin në North Yorkshire si pjesë e intensifikimit të kërkimit të Claudia Lawrence, kuzhiniere e zhdukur 12 vjet më parë.

Gjashtë specialistë të policisë u panë duke kërkuar shenja të gishtërinjve në shtratin e liqenit në mes të zonës pyjore në Yorkshire, shkruan Independent.

Zonja Lawrence, 35 vjeçe, për herë të fundit ishte parë në pasditen e 18 marsit të vitit 2009 përderisa ecte drejt shtëpisë së vet në Heworth.

Atë natë, ajo i kishte thirrë në telefon prindërit e vet, të cilët kanë thënë se dukej me disponim të mirë, por nuk u gjet kurrë më. Të nesërmen, ajo nuk kishte shkuar në punë në Universitetin e York-ut, ku punonte si kuzhiniere, ndërsa telefoni i saj ishte fikur me qëllim rreth orës 12 e 10 minuta.Reklamë

Përpos tharjes së njërit prej dy liqeneve që ndodhen afër vendit ku ishte parë për herë të fundit e zhdukura, policia po përdor radarë për kërkim nëntokësor dhe qen të trajnuar për gjetjen e mbetjeve njerëzore.

Nëna e gruas së zhdukur, Joan, 78 vjeçe, tha se ka përjetuar ankthe të tmerrshme dhe i luti të gjithë njerëzit që kanë ndonjë informacion që lidhet me liqenin të paraqiten.

“Asnjë prind nuk duhet ta durojë këtë ndonjëherë. Çdo ditë hamendem se çfarë është duke ndodhur dhe çfarë mund të gjendet, çanta, telefoni i saj apo asgjë”, tha ajo.

Share This Article