Polonia shënon rekord të rasteve të koronavirusit për të tretën ditë me radhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Polonia e ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore të koronavirusit për të tretën ditë me radhë.

Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 658 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, shkruan “The Gurdian”.

Më shumë se 200 raste të reja u regjistruan në rajonin minerar të Silesias, që shtrihet në pjesën jugore të vendit. Ditëve të fundit, virusi i ka prekur minatorët e angazhuar në minierat e këtij rajoni.

Përpos të infektuarve, gjatë 24 orëve të kaluara në Poloni u regjistruan edhe pesë viktima të reja.

Deri më tani, Polonia i ka regjistruar 46,346 të infektuar me koronavirus dhe 1,721 persona të vdekur.

Share This Article