Porositi një kafe, gruaja në Angli u befasua me atë çfarë i erdhi falas për fëmijët e saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nënë është befasuar pasi ajo ka porositur një kafe në një supermarket që ofron edhe ushqim.

Sipas mediave britanike, gruaja anonime kishte mbetur e habitur kur mori katër vakte të mëdha për fëmijë krejtësisht falas, pasi bleu një kafe për vetëm 1.30 funte në dyqan.

Siç bëhet e ditur, “Asda” nisi fushatën vitin e kaluar në një përpjekje për të ndihmuar familjet që luftojnë gjatë pandemisë së coronavirusit në Angli.

Dhe ajo u vazhdua më pas në vitin 2021, me çdo fëmijë nën 16 vjeç në gjendje të përfitonte nga oferta për sa kohë që janë me një prind.

Nëna kishte ndarë një gjë të tillë në Facebook, ku ka publikuar edhe një fotografi me atë se çfarë kishte ardhur për fëmijët.

Që nga shpërndarja, postimi i saj ka grumbulluar më shumë se 10,000 pëlqime dhe mijëra komente nga prindërit që përshëndetën iniciativën.

Share This Article