Portugalia do të mbyllë shkollat për 15 ditë, në përpjekje për të frenuar shpërthimin e rasteve me COVID-19, njoftoi sot kryeministri, Antonio Costa duke shprehur shqetësim për një progres të variantit britanik të COVID-19 dhe shpejtësisë së transmetimit.
“Parimi i parandalimit kërkon që ne të ndërpresim të gjitha veprimtaritë mësimore për pesëmbëdhjetë ditët e ardhshme”, deklaroi kreu i qeverisë socialiste pas një këshilli ministrash.
Përballë progresit të koronavirusit autoritetet kanë vendosur të fillojnë fushtatat e depistimit masiv në shkollat në zonat më të prekura.