Misteri i ndërprerjes së fjalimit të Bidenit, pa kurrfarë paralajmërimi ndalet transmetimi live derisa presidenti amerikan po pyeste diçka një zyrtar

 4,986 total views,  2 views today

Shtëpia e Bardhë ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Joe Biden, gjatë një konference të mbajtur për zjarret me zyrtarët shtetëror dhe federal në Idaho.

Gjatë vizitës në Boisse, Biden mori një informacion për zjarret që kishin kapluar disa shtete perëndimore.

E derisa po fliste për një numër të madh të zjarreve, në një moment tha se dëshiron të dëgjojë më shumë nga George Geissler nga Shoqata Nacionale e Pyjeve.

“A mundem t’ju pyes diçka”, e pyeti Bideni. “Natyrisht”, iu përgjigje Geissler.

“Një prej gjërave në të cilat kam punuar me disa tjerë ishte…”, shtoi Biden para se të ndërpriste në gjysmë fjalinë dhe transmetimi të ndalej pa kurrfarë paralajmërimi. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •