Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria portugeze ka miratuar një rregullore të re që ndalon përdorimin e celularëve në klasat e shkollave fillore.

Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të hyjë në fuqi që nga viti i ardhshëm shkollor, edhe pse ende nuk është e qartë se si do të zbatohet konkretisht në çdo rast.

Vitin e kaluar, qeveria konservatore në Lisbonë ishte kufizuar vetëm në një rekomandim zyrtar, që shkollat mund ta ndiqnin ose jo sipas dëshirës.

Vendimi i ri u mor mbi bazën e rezultateve të një projekti pilot të zbatuar gjatë vitit shkollor që sapo përfundoi, në të cilin morën pjesë rreth 800 drejtorë shkollash.

Ata raportuan një ulje të ndjeshme të rasteve të bullizmit dhe sjelljeve të pahijshme, veçanërisht në shkollat fillore, por edhe në ato të mesme edhe pse në këto të fundit përdorimi i telefonit do të lejohet ende.

Përveç reduktimit të bullizmit, në shkollat ku u ndalua celulari është vërejtur edhe rritje e socializimit gjatë pushimeve, si dhe më shumë përdorim i hapësirave të përbashkëta të lojërave, aktiviteteve fizike dhe shërbimeve të bibliotekës.

Share This Article