Pozita cakton emrat e komisionit për shkarkimin e Metës, 4 vende ia lë opozitës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën e sotme dëgjimore për ngritjen e Komisionit Hetimor për të gjetur dhe evidentuar shkeljet e Presidentit Ilir Meta që do të sjellin më pas edhe votimin për shkarkimin e tij mazhoranca caktoi 9 anëtarë.

5 nga ana e Partisë Socialiste, ndërsa 4 vendet e tjera janë vënë në dispozicion të grupeve parlamentare opozitare.

Në krye të komisionit do të jetë Ulsi Manja, i cili është edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve, si dhe deputetët Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino dhe Alket Hyseni.

Ende nuk dihet se kush do të jenë emrat e opozitës së re në parlament që do të bëhen pjesë e këtij komisioni.

Share This Article