Protesta e opozitës, Ambasada italiane porosit qytetarët e saj: Tregoni kujdes maksimal

albnews
By
1 Min Read

Ambasada italiane tonë porosit qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës duke filluar prej orës 20:00 ku do të mbahet protesta e opozitës.

“E hënë, më 8 korrik, duke filluar rreth orës 20.00, do të ketë një protestë politike që do të përfshijë qendrën e Tiranës, në veçanti bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, pranë Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Rekomandohet të shmangni grumbullimet dhe të ndiqni përditësimet përmes shtypit dhe në përgjithësi të tregoni kujdes maksimal”. 

Gjithashtu, Ambasada thotë protesta  mund të rëndojë trafikun në rrugët kryesore të hyrjes në qytet.

Share This Article