Pranë përsosmërisë, njihuni me qytetin më te mirë në botë për të jetuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Vjena zuri vendin e parë në Indeksin Global të Jetesës 2022 në raportin vjetor të publikuar nga The Economist Intelligence Unit (EIU).

Në dhjetëshen më të mirë dominonin qytetet e Evropës Perëndimore. Kopenhagen pason Vjenën në vendin e dytë, me Zyrihun që zë vendin e tretë dhe pasuar nga Calgary në Kanada.

Gjeneva është në vendin e gjashtë, e ndjekur nga Frankfurti në vend të shtatë, kurse Amsterdami siguroi numrin nëntë. Koncepti i jetesës vlerëson se cilat qytete në mbarë botën ofrojnë kushtet më të mira të jetesës.

Raporti përcakton sfidat që mund t’i paraqiten një individi në çdo vend të caktuar dhe më pas krahason rezultatet ndërmjet vendndodhjeve.

Çdo qyteti i është caktuar një vlerësim në komoditet për mbi 30 faktorë në pesë kategori të përgjithshme: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Vjena shënoi një rezultat afër përsosmërisë me 99.1 (nga 100) në indeksin e saj përfundimtar; 100.0 në stabilitet, 100.0 në shëndetësi, 96.3 në kulturë dhe mjedis, 100.0 në arsim dhe 100.0 në infrastrukturë.

Sa i përket fundit të listës, Damasku në Siri (172), Lagos në Nigeri (171) dhe Tripoli në Libi (170) vazhdojnë të mbeten prapa.

Raporti i atribuon rezultatet e tyre përkatëse trazirave sociale, terrorizmit dhe konfliktit në secilin prej vendeve.

EIU paralajmëroi se megjithëse pandemia po zgjidhet vetë, një kërcënim i ri për jetetesën u shfaq me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në shkurt të këtij viti.

Nuk ka asnjë pikë për Kievin në raportin e vitit 2022, sepse korrespondenti i EIU-së duhej të braktiste sondazhin kur shpërthyen luftimet.

Moska dhe Shën Petersburgu ranë 15 dhe 13 vende në renditje. Qytetet e tjera të prekura nga lufta, si Budapesti dhe Varshava, panë rënie të rezultateve të tyre të stabilitetit.

Share This Article