Pranvera Skana: Trej muaj më parë kam deklaruar planet për t’u kthyer në Shqipëri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pranvera Skana konsulle e shqiptarëve në Londër, ka thkesuar se ka mirënjohje dhe përulet ndaj një mundësie të artë i është dhënë nga Z. Bushati dhe Kryeministri Rama, për të shërbyer një mandat të plotë si diplomate në Ambasadën tonë në Londër.

“Një eksperiencë e adhurueshme, puna me diasporën, me të gjitha shoqatat, rrjetin e studentëve, profesionistëve, pedagogëve, që ne shume krenohemi”, thotë ajo.

Postimi i Skanajt në Facebook:

Ndjej si detyrim që komenteve mediatike mbi SHKARKIMIN apo MBARIMIN E MANDATI TIM, t’u përgjigjem duke ju kujtuar intervistën që unë kam dhënë tre muaj më parë, ( Dhjetor 2018) ku kam deklaruar planet e mia për t’u kthyer në Shqipëri sepse ky mandat mbaron me 28 Mars 2019.

Me këtë rast, kam pafund mirënjohje dhe përulem ndaj një mundësie të artë që më është dhënë nga Z. Bushati dhe Kryeministri Rama, për të shërbyer një mandat të plotë si diplomate në Ambasadën tonë në Londër. Një eksperiencë e adhurueshme, puna me diasporën, me të gjitha shoqatat, rrjetin e studentëve, profesionistëve, pedagogëve, që ne shume krenohemi.

Ndërsa, kolegëve të mi diplomatë të kësaj ambasade dhe në veçanti Ambasadorit tonë, u them jeni modeli më brilant i të bërit diplomacinë moderne, diplomacinë e vërtete aktive.

Faleminderit për eksperiencën e fituar prej jush!

Unë jam Doktore e Shkencave në Komunikim, e shkolluar në Angli me burse ekselence nga ky vend, nuk mbaj mbiemrin e një babai pasanik e të rëndësishëm, vij nga në një familje mirditase, me pesë fëmijë, ku besonim fort se shkollimi është dinjiteti më i madh në jetë dhe në fakt edukimi më ka dhënë mundësinë e denjë për kryerjen me sukses të këtij misioni fisnik siç është diplomacia.

http://www.newsbomb.al/bej-mekate-sa-vete-djalli-diplomatja-e-njohur-paralajmeron-rikthimin-se-shpejti-shihemi-ne-shqiperi-147946?fbclid=IwAR1cmtjizXQFWyRAAVoi2klejIjKyCyKV6uXSXxiecftMp7b03GLnJdgqDY

http://www.newsbomb.al/bej-mekate-sa-vete-djalli-diplomatja-e-njohur-paralajmeron-rikthimin-se-shpejti-shihemi-ne-shqiperi-147946?fbclid=IwAR1cmtjizXQFWyRAAVoi2klejIjKyCyKV6uXSXxiecftMp7b03GLnJdgqDY
Share This Article