ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 29 minutes ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 32 minutes ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 37 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 41 minutes ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 48 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Preferenca e Kinës për gjellë me kafshë të egra

albnews by albnews
9 April, 2020
in Bota
0
Preferenca e Kinës për gjellë me kafshë të egra
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Virusi Corona me gjasë vjen nga kafshët që tregtohen në tregjet e kafshëve të egra në Kinë. Tani qyteti i parë kinez ndalon tregtinë e mishit të qenit dhe maces, duke thyer traditën.

Një vizitor nga Kina tregon me entuziazëm pas kthimit nga Gjermania se sa e madhe është “oferta për mish qeni dhe macesh” në supermarketet gjermane. Ai nuk e kishte vënë re se kishte përfunduar në departamentin e ushqimit të kafshëve shtëpiake. Këtë shaka e dëgjon shpesh në shkëmbimin ndërkulturor midis Kinës dhe Gjermanisë. Ajo konfirmon një nga paragjykimet e shumta që kanë gjermanët për kinezët: në Mbretërinë e Mesit qentë i hanë.

Kjo përshtypje nuk është plotësisht e gabuar, por mishi i qenve nuk është në meny në të gjithë vendin dhe në asnjë mënyrë në të gjitha restorantet. Katërkëmbëshit, të cilët shumicën e herëve i rrisin posaçërisht për t’i therrur, janë kryesisht pjesë e kuzhinës rajonale.

RelatedPosts

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

Tërmeti me magnitudë 6.7 Rihter godet Japoninë

Por që kur qentë dhe macet janë bërë gjithnjë e më popullorë si kafshë shtëpiake në familjet kineze, kritikat se të pranishmit po hanë “mikun më të mirë” janë bërë më të forta. Për shembull në Yulin, në një qytet në Kinën Jugperëndimore. Që nga viti 2009 atje zhvillohej një “festival i mishit të qenve” çdo vit në verë. Kjo zemëronte aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në vitin 2017, këshilli i qytetit Yulin e ndaloi shitjen e mishit të qenve. Sidoqoftë, shoqatat e mbrojtjes së kafshëve vazhdojnë të regjistrojnë tregti dhe konsum të këtij mishi. Kjo flet për problemin: ligjet janë një gjë, zbatimi është një tjetër.

SARS Bekämpfung China Tiere (picture-alliance/dpa)

Dezinfektim i kafshëve pas epidemisë në një treg kinez në vitin 2003, pas epidemisë SARS



Ndalimi i tregtisë së kafshëve të egra

Pas shpërthimit të pandemisë së virusit Corona në provincën qendrore kineze Hubei, qeveria qendrore kineze miratoi me shpejtësi në fund të shkurtit një ndalim të gjuetisë, transportit, tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra. Kjo nuk vlen për “speciet e kafshëve të konsoliduara”, siç janë pëllumbat dhe lepujt. Në atë kohë, shkencëtarët dyshuan se lakuriqët e natës janë origjina e virusit Corona, i cili është përhapur në të gjithë botën.

Fakti që viruset po përhapen gjithnjë e më shumë nga kafshët e egra te njerëzit nuk është asgjë e re, as diçka posaçërisht kineze. Qysh në vitin 2008, virologu gjerman Christian Drosten zbuloi pas epidemisë SARS në një projekt studimor që viruset Corona ndodhen edhe tek lakuriqët gjermanë të natës.

Problemi është kontakti midis kafshëve të egra dhe njerëzve, i cili po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të konsumit ose shkatërrimit të habitateve. Elizabeth Maruma Mrema, Sekretare e Përgjithshme e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Shumëllojshmërinë Biologjike kërkoi në gazetën angleze “The Guardian” që komuniteti botëror të insistojë që tregjet e kafshëve të egra të mbyllen për të “parandaluar pandemitë e ardhshme”. Kina nuk është shembulli i vetëm i rreziqeve. Ebola në Afrikën Perëndimore ose virusi Nipah në Malajzi gjithashtu kaluan nga kafshët e egra te njerëzit.

Kundër traditës

Por masa të tilla janë në kundërshtim me traditën kineze. Ne e dimë që kafshët e egra janë përbërës të preferuar në kuzhinën kineze që nga filozofi Mengzi. Pasardhësi i rëndësishëm i Konfucit jetoi në shekullin e tretë para Krishtit. Në shkrimet e tij filozofike ai meditoi për vështirësinë për të vendosur: “Unë i dua peshqit dhe gjithashtu dua putrat e ariut. Kur nuk mund t’i kombinoj të dyja, i lë peshqit dhe mbetem te putrat e ariut. Unë e dua jetën, dhe e dua edhe detyrën. Kur nuk mund të pajtoj të dyja, atëherë unë heq dorë nga jeta dhe i përmbahem detyrës “.

China Wuhan Flughafen Rührung vor Abreise (AFP/H. Retamal)

Në Vuhan u hapën të mërkurën aeroportet



Putrat e ariut bëjnë pjesë në “tetë thesaret” në traditën kineze. Kafshët dhe bimët e “Tetë Thesareve”, shikohen si medikamente edhe në Mjekësinë Tradicionale Kineze (TCM) që prej mijëra vjetëve. Efekti bazohet në përvojat. Vetëm në disa barishte mjekësore dhe në disa produkte shtazore ka mundur të vërtetojë efekte mjekësia zyrtare.

Gjuetarët dhe uria

Që kafshët e egra u pranuan në shoqëri, kjo ka nisur që në dinastinë e fundit perandorake të Qing (1644-1919). Pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949, vendi u godit fillimisht nga një thatësirë tre vjeçare. Pastaj pasuan vendime fatale politike nën Mao Ce Dunin, të cilat rezultuan në 45 milionë të vdekur nga uria. Në hallin e tyre, njerëzit hëngrën gjithçka që mund të gjenin.

Fundi i mungesës

Varfëria në Kinë është zhdukur vetëm në 30 vitet e fundit si rezultat i rritjes së vrullshme ekonomike. Por me rritjen e mirëqënies, konsumohet gjithnjë e më shumë mish kafshësh të egra. Kjo është simbol i statusit. Ndërkoha ka elementë të fuqishëm të tregut, që e nxisin në mënyrë komerciale tregtinë e kafshëve të egra.

Për shembull, kur Zona Speciale e Shenzhenit shpalli se do të ndalonte konsumin e mishit të maceve dhe qenve në 1 maj të vitit 2020, në rrjetet sociale u lexuan edhe kritika, kryesisht nga prodhuesit e mishit të qenve. Një nga argumentet e tyre: qyteti i Shenzhenit heq dorë kështu nga një pjesë e qenësishme e kulturës ushqimore kineze.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result