Premier League dominon mbi ligat e tjera evropiane në merkato

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si në dekadën e fundit, edhe këtë verë Premier League është e para në merkato për blerjet. Investimet e klubeve angleze janë larg më të mëdha se investimet e katër ligave të tjera europiane.

La Liga Santander për momentin është në vendin e katërt, para Ligue 1 të Francës. Kjo demonstron muskujt financiar të Premier League me klube që investojnë më së shumti në lojtarë të rinj. Manchester City, Chelsea dhe tjerët kanë shpenzuar 1.16 miliardë euro deri me tani.

Natyrisht, kufizimet në shpenzime në Premier League shihen këtë verë pasi shifra e verës 2022 ende nuk është e afërt me shifrën e parave që u shpenzuan gjatë verës së sezonit 2019/20 që ishte 1.7 miliardë euro, kurse më së shumti klubet e ligës elitare angleze shpenzuan në sezonin 2017/18, më shumë së 2.16 miliardë euro në lojtarë të rinj.

Duke parë renditjen e investimeve në pesë ligat kryesore, Serie A e Italisë është në vendin e dytë (498.18 milionë euro investime) e ndjekur nga Bundesliga gjermane (378.43 milionë euro), La Liga e Spanjës (305.65 milionë euro) dhe e fundit në këtë renditje është Ligue 1 e Francës (268.65 milionë euro).

Share This Article