Presidenti Biden shan gazetarin në konferencë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shau një gazetar duke iu drejtuar “bir kur***” budalla”, kur u pyet për inflacionin.

Reagimi i Bidenit erdhi kur gazetarët po bënin pyetje pas një takimi të Këshillit të Konkurrencës në Shtëpinë e Bardhë, mbi përpjekjet për uljen e çmimeve. Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të Fox, Peter Doocy e pyeti Bidenin “A mendoni se inflacioni është një detyrim politik në terma afatmesëm?”

“Është një aset i madh — më shumë inflacion,” iu përgjigj Biden, derisa më pas u dëgjua e shara.

Bëhet e ditur se Biden e kontaktoi në mbrëmje gazetarin për t’i kërkuar falje.

“Brenda një ore nga ai shkëmbim, ai më telefonoi dhe më tha: “Nuk është asgjë personale, mik”, tha gazetari Doocy.

Share This Article