Connect with us

Bota

Presidenti Erdogan do të takojë presidentin Biden në Glasgow, tema kryesore avionët F-35

Published

on

“Hapi që kemi ndërmarrë nuk është për të treguar forcën ndaj dikujt, por thjesht do të thotë që ambasadorët që shërbejnë në Turqi nuk mund të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë”, tha Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë të ditur se në Glasgow të Skocisë gjatë samitit të klimës COP26 (Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike) do të takohet me homologun e tij amerikan, Joe Biden.

Erdoğan u tha gazetarëve se në krye të agjendës së takimit do të jetë çështja e avionëve luftarakë F-35.

Siç tha presidenti turk, Turqia pagoi 1.4 miliardë dollarë për avionët luftarakë F-35, të cilat SHBA kurrë nuk i dorëzoi.

Advertisement

“Ne duhet të diskutojmë me si do të na kthehet kjo”, u shpreh Erdogan.

Erdogan më herët tha se SHBA propozoi shitjen e avionëve luftarakë F-16 si kompensim për pagesën e Turqisë për avionët F-35.

Në vitin 2019, Washingtoni njoftoi se po e heq Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35 për shkak të blerjes së sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga Turqia pasi përpjekjet e saj për të blerë raketa amerikane Patriot u refuzuan.

Advertisement

SHBA pretendoi se sistemi rus përbënte një rrezik sigurie, megjithatë Turqia theksoi se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe se nuk do të paraqes kërcënim për aleancën apo armatimet e saj.

Ankaraja po ashtu në mënyrë të përsëritur propozoi formimin e një komisioni për të sqaruar çështjen.

– “Nuk ka kthim prapa”

Advertisement

Presidenti Erdogan u pyet edhe për pretendimet e mediave amerikane se ai u tërhoq nga dëbimi i dhjetë ambasadorëve, i cili u përgjigj, “Si është e mundur të kem bërë unë hap prapa? Unë jam në ofensivë. Në librin tim nuk ka hap prapa”.

“Hapi që kemi ndërmarrë nuk është për të treguar forcën ndaj dikujt, por thjesht do të thotë që ambasadorët që shërbejnë në Turqi nuk mund të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se ambasadorët nuk kanë autoritetin të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit ku shërbejnë dhe shtoi se presidenti Biden tregoi mirësinë e tij dhe deklarata e parë erdhi nga SHBA-ja.

Advertisement

“Ambasadorët që veprojnë në Turqi duhet të dinë se ku mund të çojnë veprimet e tyre, e nëse nuk e dinë, ua kujtuam nenin 41-të të Konventës së Vjenës”, u shpreh ai.

Javën e kaluar, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë thirri ambasadorët e dhjetë vendeve, përfshirë të SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës, për përpjekjen e tyre për të ndërhyrë në gjyqësorin turk me një deklaratë të përbashkët mbi çështjen në vazhdim të Osman Kavala-s, i cili është akuzuar për përfshirje në grusht shtetin e dështuar të vitit 2016.

Dhjetë ambasadorët kërkuan lirimin e Kavala-s me pretendimin se çështja në vazhdim “ka hedhur hije mbi demokracinë dhe shtetin e të drejtës në Turqi”.

Advertisement

Si pasojë, të shtunën, Erdogan urdhëroi Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’i shpallë “persona të padëshiruar” këta dhjetë ambasadorë.

Por të hënën, dhjetë ambasadat në Turqi njoftuan se respektojnë nenin 41-të të Konventës së Vjenës, i cili u bën thirrje ambasadorëve të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve ku shërbejnë.

Erdogan sinjalizoi miratimin e angazhimit të ri të deklaruar të ambasadorëve, duke theksuar se tani e tutje ai pret që ata “të jenë më të kujdesshëm në deklaratat e tyre në lidhje me të drejtat sovrane të Turqisë”.

Advertisement

– Lufta kundër terrorizmit

Në lidhje me zgjerimin e autorizimit në parlament për misione kundër-terroriste pranë kufijve të Turqisë në Irak dhe Siri, presidenti Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë luftën e saj të vendosur kundër terrorizmit.

Dje, parlamenti turk miratoi një mocion që zgjat autorizimin për të kryer operacione ndërkufitare kundër-terroriste në veri të Irakut dhe Siri për dy vite të tjera.

Advertisement

Mocioni, i referuar në parlament nga qeveria e presidentit Erdogan, lejon ushtrinë turke të kryejë operacione ndërkufitare në veri të Irakut dhe Siri për dy vite të tjera, respektivisht nga 30 tetori i këtij viti deri më 30 tetor të vitit 2023.

Continue Reading

Bota

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Published

on

By

Autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një paralajmërim urgjent pasi mijëra pasagjerë mund të jenë ekspozuar ndaj fruthit, sëmundjes më ngjitëse në botë, në aeroportin ndërkombëtar Neëark Liberty në New Jersey.

Sipas Departamentit të Shëndetësisë të New Jersey-t (NJDOH), një person i infektuar, jo rezident i këtij shteti, ka udhëtuar nëpër terminalet B dhe C më 19 dhjetor, mes orës 07:00 dhe 19:00, gjatë kulmit të udhëtimeve festive.

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një

Zyrtarët paralajmërojnë se vendndodhja e saktë e personit nuk dihet, ndërsa po kryhet gjurmimi i kontakteve. Personat e ekspozuar mund të shfaqin simptoma deri më 2 janar 2026. Fruthi shfaqet me temperaturë të lartë, kollë, rrjedhje hundësh, sy të skuqur dhe skuqje të lëkurës, ndërsa mund të shkaktojë ndërlikime të rënda, si pneumonia dhe encefaliti.

Sipas CDC-së, në SHBA janë regjistruar mbi 2000 raste fruthi gjatë vitit 2025 dhe tre viktima, duke e bërë këtë shpërthimin më të madh që nga viti 1992.

Ekspertët fajësojnë rënien e normave të vaksinimit, duke theksuar se vaksina MMR mbetet mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjes. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të kontaktojnë mjekun para çdo vizite shëndetësore në rast dyshimi për ekspozim. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

Published

on

By

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin e ka cilësuar si “përpjekjen më të mirë” për arritjen e paqes. Drafti, i diskutuar së fundmi me përfaqësues të SHBA-ve dhe i paraqitur edhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, konsiderohet rreth 90% i përfunduar, por mbetet ende i hapur për disa çështje kyçe.

Plani përfshin një sërë masash që synojnë stabilizimin e situatës në Ukrainë dhe parandalimin e një përshkallëzimi të ri të konfliktit.

Çfarë parashikon plani?

Mes pikave kryesore janë ngrirja e vijës së frontit, krijimi i një ushtrie të fuqishme ukrainase prej rreth 800 mijë trupash, e mbështetur financiarisht nga partnerët perëndimorë, si dhe vendosja e garancive të forta të sigurisë, të ngjashme me nenin 5 të NATO-s.

Advertisement

Gjithashtu, parashikohet anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Europian, me kërkesën që të përcaktohet një afat i qartë për këtë proces. Kievi kërkon që kjo të jetë një garanci politike dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Siguria dhe garancitë ndërkombëtare

Plani përfshin një marrëveshje dypalëshe sigurie me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetje ushtarake nga vendet evropiane, përfshirë mbrojtjen ajrore, tokësore dhe detare. Gjithashtu, parashikohet krijimi i një mekanizmi monitorimi për të shmangur rifillimin e luftimeve dhe për të garantuar respektimin e marrëveshjes.

Advertisement

Një tjetër element i rëndësishëm është lirimi i të gjithë robërve të luftës dhe civilëve të ndaluar, si dhe organizimi i zgjedhjeve pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

Donbasi, nyja më e ndërlikuar

Rajoni i Donetskut mbetet pika më e vështirë e negociatave. Kievi refuzon çdo skenar që parashikon dorëzimin e territoreve të pushtuara dhe propozon krijimin e një zone të çmilitarizuar, ku të dyja palët të tërhiqen dhe siguria të garantohet nga forca ndërkombëtare.

Advertisement

Çështja e Zaporizhzhias

Një tjetër pikë e ndjeshme është centrali bërthamor i Zaporizhzhias, aktualisht nën kontroll rus. Zelensky propozon që ai të funksionojë si një “joint venture” mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me administrim të përbashkët dhe mbikëqyrje ndërkombëtare. Sipas tij, kjo do të garantonte sigurinë energjetike dhe do të shmangte rreziqet e një aksidenti bërthamor.

Qëndrimi i Moskës

Advertisement

Nga ana tjetër, Moska ka reaguar me tone të ashpra. Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Perëndimi po përpiqet ta detyrojë Ukrainën të pranojë kushte të pafavorshme, ndërsa ka paralajmëruar se Rusia do të vazhdojë operacionet ushtarake nëse nuk arrihet një marrëveshje “e pranueshme”.

Putin ka theksuar se kontrolli i plotë i rajonit të Donetskut mbetet një nga objektivat strategjikë të Rusisë, duke e konsideruar atë një zonë kyçe për sigurinë dhe interesat e saj.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Published

on

By

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazën përfundimtare.

I pyetur nga gazetarët nëse Moska ndan vlerësimin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“Për momentin, nuk e konsiderojmë të nevojshme të japim detaje”, tha ai.

Advertisement

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova4 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota4 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora5 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania5 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania6 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova7 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports10 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports10 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota10 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK11 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania11 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports11 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova11 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania11 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota11 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania12 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK11 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports10 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania12 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK16 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Kosova4 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK16 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

Bota20 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK16 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending