Presidenti i Parlamentit Europian: BE gati të ndihmojë Shqipërinë në luftën kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thotë se shprehu mbështetjen për konferencën e parë ndërqeveritare. Ai shprehet gjithashtu, se BE është e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19.

“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po zbaton reformat kryesore në rrugën e pranimit në BE. Shpreha mbështetjen për fillimin në kohë të konferencës së parë ndërqeveritare. BE është gjithashtu e gatshme të ndihmojë në luftën kundër COVID-19”, shkruan David Sassoli.

Share This Article