Presidenti kazak: Trazirat në Kazakistan ishin përpjekje për grusht shteti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, e ka përshkruar dhunën vdekjeprurëse javën e kaluar si një tentativë për grusht shteti.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai u tha udhëheqësve të një aleance ushtarake të shteteve ish-sovjetike se aksioni ishte koordinuar nga një “qendër e vetme”, por nuk i përmendi ata që ishin përgjegjës.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin tha se “Kazakistani ishte shënjestruar nga terrorizmi ndërkombëtar, por nuk dha asnjë provë për këtë pretendim”.

Trupat nga Rusia dhe vende të tjera janë aktualisht në Kazakistan për të rivendosur rendin në vend.

Demonstratat, të nxitura nga rritja e çmimeve të karburantit, u kthyen në trazirat më të këqija që ka parë vendi në 30 vitet e tij të pavarësisë.

Si pasojë, dhjetëra njerëz raportohet të kenë vdekur, duke përfshirë 16 anëtarë të forcave të sigurisë. 

Share This Article