Evakuohen emigrantët e pastrehë që ngritën çadra përpara Bashkisë së Parisit

albnews
By
1 Min Read

Të paktën 560 emigrantë të pastrehë, përfshirë edhe fëmijë të pashoqëruar të cilët kishin ngritur çadra përpara Bashkisë në kryeqytetin e Francës, Paris, janë evakuuar dhe dërguar në sallat e sportit.

Bashkia e Parisit hoqi 250 çadra të vendosura me mbështetjen e shoqatave të ndihmës mbrëmë në një hapësirë përpara ndërtesës së bashkisë me kërkesën për “strehim emergjent”.

Në kuadër të kësaj bashkia dërgoi në dy salla sporti me autobusë 560 emigrantët e parregullt të përbërë kryesisht nga afganë dhe afrikanë përfshirë në mesin e tyre fëmijë të pashoqëruar, familjarë dhe gra.

Nënkryetari i Bashkisë së Parisit përgjegjës për strehimin dhe azilin emergjent, Ion Brossat, në një deklaratë në Twitter, ka thënë se Bashkia duke marrë përgjegjësi përtej fuqisë së saj u siguroi strehim emigrantëve të parregullt në fjalë.

Brossat ka thënë se dëshirojnë të punojnë mbi zgjidhjet e vazhdueshme kryesisht për përdorimin e ndërtesave të zbrazëta të shtetit pasi është e papranueshme që disa ndërtesa të mbahen të zbrazëta ndërkohë që njerëzit flenë jashtë.

Nevojat për strehim emergjent për refugjatët e parregullt janë përgjegjësi e prefekturës së rajonit Ile-de-France.

Share This Article