Presidenti Meta i kthen Kuvendit Ligjin për Noterinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës ktheu një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend.

Bëhet fjalë për Ligjin për Noterinë, ku sipas tij, ka 3 nene që bien ndesh me Kushtetutën.

Meta thotë se neni 61 nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji dhe krijon paqartësi dhe mundësi të interpretimit gjatë aplikimit në praktikë.

Edhe neni 65, sipas Metës nuk garanton trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve. Të paqartë Meta ka gjetur edhe nenin 76 të këtij ligji.

Share This Article