ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin? 2 hours ago
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë 2 hours ago
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore 2 hours ago
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase 2 hours ago
Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Presidenti Trump u bën thirrje liderëve evropianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse

albnews by albnews
4 September, 2025
in Bota
0
Presidenti Trump u bën thirrje liderëve evropianë: Ndaloni blerjen e naftës ruse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me liderët e “Aleanca e të Vullnetarëve”, që u mblodh në Paris, i ka bërë thirrje Evropës që të ndalojë blerjen e naftës nga Rusia, duke argumentuar se kjo po ndihmon Moskën të financojë luftën kundër Ukrainës.

Lajmi u raportua nga agjencia Reuters, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

RelatedPosts

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme

“Të gjithë e kishin gabim për Putinin”, Merz: Duhet ta kishim kuptuar kur sulmoi Ukrainën në 2008-ën

“Presidenti Macron dhe udhëheqësit evropianë e thirrën Presidentin Trump në takimin e tyre. Presidenti theksoi se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse që po financon luftën, pasi Rusia mori 1.1 miliardë euro në shitje karburanti nga BE brenda një viti”, citohet zyrtari i Shtëpisë së Bardhë sipas Reuters.

Gjithashtu, ai ka kërkuar që liderët evropianë të rrisin presionin ekonomik ndaj Kinës, pasi sipas tij, Pekini po mbështet indirekt përpjekjet ushtarake të Rusisë.

Komisioni Evropian ka propozuar legjislacion për të ndërprerë gradualisht importet e naftës dhe gazit rus nga BE-ja deri më 1 janar 2028.

Pas përkeqësimit të marrëdhënieve me Perëndimin për shkak të luftës në Ukrainë, Rusia ka thelluar ndjeshëm lidhjet ekonomike dhe strategjike me Kinën. Kremlini po zhvendos gjithnjë e më shumë fokusin nga Europa drejt Lindjes, me Kinën dhe Indinë që janë kthyer në blerësit më të mëdhenj të naftës ruse.

Gjatë vizitës së fundit të presidentit rus Vladimir Putin në Pekin, Rusia dhe Kina kanë nënshkruar një marrëveshje të re në sektorin energjetik, duke shtuar edhe më tej bashkëpunimin pas marrëveshjeve ekzistuese për gazin natyror.

Sipas Ministrit rus të Energjisë, Sergei Tsivilev, kompania shtetërore ruse “Rosneft” do të furnizojë Pekinin me 2.5 milion ton shtesë naftë bruto në vit përmes tubacioneve që kalojnë nëpër Kazakistan.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

4 September, 2025
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

4 September, 2025
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

4 September, 2025
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result