Sulm me thikë në Kanada, 1 viktimë dhe 6 të plagosur

albnews
By
1 Min Read

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë në provincën Manitoba të Kanadasë.

Sipas BBC-së, Policia Kanadeze njoftoi se ka vdekur edhe autori i dyshuar i sulmit. Ende nuk dihen më shumë detaje mbi ngjarjen.

Sulmi ndodhi në përvjetorin e tretë të një tjetër sulmi masiv me thikë në provincën e Saskatchewan, në të cilën 11 persona u vranë dhe shumë u plagosën.

Share This Article