Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Holandë për një takim me kryeministrin holandez Mark Rutte.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, ata do të takohen në një bazë ajrore ushtarake në Eindhoven.
Zelenksyy ka thënë në Telegram se tema kryesore e bisedës me zotin Rutte do të jenë avionët luftarakë.
Ky takim vjen pasi Shtetet e Bashkuara miratuan dërgimin e mundshëm të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Holanda dhe Danimarka.
Kjo u pa si një nxitje e madhe për Kievin, edhe pse avionët luftarakë nuk do të kenë një ndikim së shpejti në luftën pothuajse 18-mujore.
Kohët e fundit Ukraina filloi një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave të Kremlinit pa mbulim ajror, duke i lënë trupat e tyre ‘në mëshirën’ e aviacionit dhe artilerisë ruse.
Zelenskyy vizitoi Suedinë të shtunën ku filloi diskutimet për marrjen e avionëve luftarakë Gripen nga vendi.
Rutte i tha Zelenskyt se Holanda dhe Danimarka do t’i siguronin Ukrainës avionë luftarakë F-16 – pasi SHBA tha se nuk do të kundërshtonte.
Megjithatë ai nuk ka deklaruar se sa avionë do të sigurojë apo kur do të realizohet kjo gjë.
Holanda aktualisht ka 24 avionë F-16 operacional, të cilët do të hiqen gradualisht nga mesi i vitit 2024, sipas ministrisë holandeze të Mbrojtjes.