Presidentja Osmani priti në takim pjesëtarët e FSK-së që shërbyen në Kuvajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim sot kontingjentin e ushtarëve të FSK-së që kanë shërbyer në misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt.

Me këtë rast, Osmani i përgëzoi ushtarët për përmbylljen e suksesshme të misionit të parë të FSK-së jashtë vendit krah përkrah me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja vlerësoi se përvoja e fituar nga ushtria e Kosovës në këtë mision të çmueshëm vërteton kapacitetet e ndërveprimit me ushtritë e vendeve aleate.

Kjo e përvojë do t’i mundësojë FSK-së, pjesëmarrje në misione të tjera jashtë vendit në bashkëpunim me shtetet aleate.

Share This Article