Prifti shkruan predikimin e tij në kishë me programin e inteligjencës artificiale, “rezultati, një mrekulli” 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muajt e fundit kanë përfaqësuar një revolucion në fushën e informatikës, në veçanti për sa i përket inteligjencës artificiale.

Programe të ndryshme, ku më e njohura është Chat GPT i ideuar ndër të tjerët nga shqiptarja Mira Murati, po “çmendin” përdoruesit me përgjigjet  e detajuara ndaj pyetjeve te tyre, praktikisht në çdo fushë të njohurisë.

Janë të shumtë ata që shohin këto programe si një instrument i vlefshëm në punë, ndërkohë që të tjerë i tremben pikërisht këtyre aftësive që duken pa limit, dhe kanë potencialin për të zëvendësuar punën njerëzore, madje edhe për ta rrezikuar atë fizikisht.

Por historia që vjen nga Hungaria duket sikur kombinon këto dy elemente, pozitive dhe negative, madje shkon edhe përtej njerëzores, me efekte paradoksale. 

Pikërisht në vendin lindor, një prift i qytezës së Domos, rreth 1200 persona, ndoshta për kuriozitet, ndoshta në mungesë të inspirimit, mendoi të përdorte pikërisht Chat GPT për të shkruar predikimin e tij të së dielës.

Sipas Viktor Csanadi, priftit në fjalë, rezultati ishte befasues.  Besimtarët e pranishëm në kishë dëgjuan tekstin e shkruar nga aplikacioni, që trajtonte faktin se çdonjëri mund të jetë ndërmjetëses me Zotin, pa dyshuar që ”ndërmjetësuesi“ në fjalë atë ditë nuk ishte religjiozi tradicional, por thjesht një algoritëm i ndërlikuar.

 “Nuk e di nëse inteligjenca artificiale do të zëvendësojë punën e priftit. Do të duhet të përgjigjeshim me një jo të madhe, por tashmë nuk jam shumë i sigurt”, deklaroi prifti për mediat lokale.

Chat GPT u bë e aksesueshme vetëm në nëntorin e kaluar nga laboratorët e Open AI, një shoqëri e themeluar dhe financuar në 2015 nga sipërmarrës të ndryshëm , ndër të cilët Elon Musk dhe Microsoft, për të studiuar mundësitë e inteligjencës artificiale në përditshmërinë e secilit prej nesh. Vlerësimi i kompanisë pas daljes së Chat GPT, produktit të tyre më të avancuar dhe të njohur, ka tejkaluar 23 miliardë dollarët, dhe duket vetëm një fillim. 

Share This Article