Princ Harry, i mërzitur nga jeta në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ata hoqën dorë nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore dhe titujt ‘lartmadhëri’, duke u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të bërë një jetë të vetëfinancuar nga puna e tyre.

Tani pas dy vitesh, një ekspert mbretëror ka pohuar se jeta e re e Harryt në Kaliforni është “një milion milje larg nga ajo që donte” dhe se ai duket “duket aq nervoz dhe në emocione sa s’mund të lëvizë”.

Richard Hillgrove, i cili ka punuar me figura si Charles Saatchi dhe Julian Assange, komentoi rastin duke thënë: “Fatkeqësisht, Harry është njëlloj si një lepuri i kapur në kurth. Ai nuk duket aspak si një person i lumtur. Ai duket i lodhur”.

“Gjëja qesharake është se ajo që ai tha në intervistën për ITV ishte se po tërhiqej nga jeta mbretërore, sepse nuk dëshironte të jetë në qendër të vëmendjes. Por më pas ai u shndërrua në këtë krijim në Amerikë, ku është në krye të një autobusi, duke kënduar me James Corden. Është një milion milje larg nga ajo që ai deklaroi se donte – ai tha se donte një jetë private”, tha burimi pranë çiftit.

Share This Article