Berisha përplaset keq me gazetarin nga Kosova: Mjeran! Gënjeshtar! S’ke kredo…

 1,972 total views,  1 views today

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur ashpër me gazetarin nga Kosova Imer Mushkolaj gjatë një debati në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini.

PËRPLASJA

Berisha: Vuçiç ka luftë kundër meje dhe do që Ramën ta mbajë në pushtet. Por nisma jnë e re nuk do ta lejojë këtë.

Mushkolaj: Vuçiç është nxënës i Milosheviçit dhe ju e keni furnizuar Milosheviçin me naftë në vitin ’90. Nuk keni kredo për të folur për këtë.

Berisha: Ti je një mjeran që në një fjali ke 3 gënjeshtra.

Mushkolaj: Ashtu sikur ju mjeran i politikës shqiptare, ashtu jam edhe unë.

Berisha: Je i programuar në Novi Sad.

Mushkolaj: Ju keni haluçinacione…

Ata u përplasën edhe më herët për çështjen e protestës së 8 janarit në selinë e PD.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisionin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafgajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furtnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.