Privatizimi i ish-kompleksit “Partizani”, si u zhduk për të ndërtuar kulla!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Investigimi i Top Channel 2 vite më parë

Pallatet nuk kanë lënë më asnjë gjurmë nga terrenet sportive. Hap pas hapi Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit, zaptoi truallin në mënyrë abuzive.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi dje masën “arrest me burg” për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe “detyrim paraqitje” për Berishën, pas kërkesës së SPAK, por investigimi i Top Channel nisi dy vite më parë për këtë çështje.

Në mars të vitit 2021, materiali i emisionit investigativ Inside Story në Top Channel shkruante se “një prej pronarëve kryesorë, me 35 % të aksioneve në kompleksin “Magnet” është Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Pallatet nuk kanë lënë më asnjë gjurmë nga terrenet sportive. Hap pas hapi Malltezi, duke shfrytëzuar pushtetin e vjehrrit, zaptoi truallin në mënyrë abuzive.

Veç dokumenteve, në të cilat bazohet investigimi,  janë marrë edhe dëshmi, siç është ish-Drejtori i Partizanit , Bujar Labinoti; ish-futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu apo Isa Tare, Ish-Drejtori Shumësportëshi Partizani.

Në shkrimin investigativ të Inside Story theksohej se “Në vitet 1995-1999 familjet Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga sigurojnë disa vendime për kthimin e truallit të lirë nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronës. Çuditërisht, mes pretenduesve ishte edhe Jamarbër Malltezi, edhe pse nuk figuronte si aplikant i drejtpërdrejtë në Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai ishte një prej trashëgimtarëve të familjes Begeja, me 1/64-ën pjesë takuese, ose e thënë ndryshe pronar i 144 metër katror truall. Përmes kësaj hapësire të papërfillshme ai u fut në lojë.

Familjet pretenduese kishin shkuar në gjykatë për njohjen e pronës dhe çeljen e dëshmive të trashëgimisë. Pavarësisht përçapjeve, nuk kishin arritur dot ta merrnin fizikisht terrenin pasi ligji e pengonte. Në mbi 80 raste, janë iniciuar procese për privatizim të komplekseve sportive, por, pa sukses… Vite më vonë, për klubin Partizani do të ndiqeshin procedura të dyshimta”. Top Channel

Share This Article