Prizreni futet në karantinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se në komunën që ai drejton janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Haskuka citoi një raport të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se Prizreni do të shpallet zonë karantine.

Postimi i plotë:

”Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 16 raste të reja me COVID-19.

Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë.

Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 21.

Menjëherë pas pranimit të raportit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u dakorduam me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, që Prizrenin ta shpallim zonë karantinë.

Rrini në shtëpi. Kujdes për veten dhe familjen!”

Share This Article