Organizata për Akomodim dhe e Qiraxhinjve (OAQ) në bashkëpunim me Civica Mobilitas para pak kohësh e zhvilloi dhe promovoi një studim të ri me titull “Të rinjtë dhe strehimi”, në të cilin analizohet tema e për të pastrehët e rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Bëhet fjalë për hulumtime që ende nuk janë bërë përgjithësisht të dukshme, përkatësisht analizohen format e fshehta dhe potencialet, të cilat përveç formave publike ekzistojnë te të pastrehët.
Të rinjtë në vend nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me të pastrehët publikë, numër të rinjve që janë të pastrehë nuk është i madh, por siç thuhet në hulumtim, ata janë të ekspozuar ndaj rrezikut potencial. Arsyet për këtë janë: periudha e jetës së një të riu me potencial për t’u lënduar që ndërlidhet me kalimin nga arsimi në punësim, paqëndrueshmëria e të ardhurave që zakonisht ndodh në atë periudhë (puna e përkohshme ose me pagë të ulët për shkak të mungesës së përvojës së punës), ngjarje të rëndësishme jetësore (martesa, krijimi i familjes, krijimi i një rrjeti kontaktesh – kapitali njerëzor) etj.
Vendi deri më tani nuk ka vënë re literaturë që e monitoron në vazhdimësi të qenit pastrehë dhe nuk është përgatitur regjistri i të pastrehëve, ndonëse është iniciuar disa herë nga organizata të shoqërisë civile. Ka disa OJQ dhe organizata të pavarura që punojnë me një grup njerëzish që mund të bëhen të pastrehë, “Njeriu mundet!”, “Rrjeti Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave” dhe organizata si “Kryqi i Kuq” dhe “Mirësia”, të cilat punojnë në terren me të pastrehët dhe përvojat e të cilëve janë të përfshira në hulumtime.
Burimi kryesor i të dhënave të verifikuara statistikore dhe anketuese të analizës “Të rinjtë dhe strehimi” është hulumtim i realizuar nga Shoqata për Hulumtim, Komunikim dhe Zhvillim “Pablik”, që është edhe e vetmja që e mbulon fenomenin të pastrehëve në Maqedoni.
Të rinjtë e pastrehë në “Të Rinjtë dhe Strehimi” paraqiten si një grup lëndueshëm, sepse hulumton gjithçka që nuk lidhet me të pastrehët e dukshëm, publik dhe stereotipa dhe që i përket dy formave të tjera të të pastrehëve, ndërsa sipas të dhënave të siguruara, mosha e të rinjve të pastrehë në vend është mesatarisht ndërmjet 15 dhe 30 vjeç.