ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë 15 hours ago
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’ 15 hours ago
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij 15 hours ago
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n 15 hours ago
U fsheha si pastrues në një shtëpi kujdesi që po dështonte. Ja çfarë pashë 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Procedura dhe dokumentet që duhen për konvertimin e patentës shqiptare në Itali

albnews by albnews
21 August, 2021
in Albania, Bota
0
Procedura dhe dokumentet që duhen për konvertimin e patentës shqiptare në Itali
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas një pritjeje të gjatë për përtëritjen e marrëveshjes dypalëshe, filluar që nga10 gushti, në Itali mund të paraqiten kërkesat për konvertimin e patentave shqiptare. Praktikisht vlejnë thuajse të gjitha kriteret e mëparshme, të vlefshme deri më dhjetor të 2019-tës.

Para së gjithash, duhet mbajtur parasysh që konvertohen patentat shqiptare që janë marrë para vënies së rezidencës në Itali, që këto patenta mund të përdoren në Itali vetëm vitin e parë të rezidencës, e pas kësaj periudhe, është e mundur të kërkohet konvertimi në italiane, pa dhënë asnjë provim, vetëm gjatë tre vjetëve në vijim.

RelatedPosts

Bllokohet tjetër makinë luksoze, policia sekuestron Lamborghinin 160 mijë euro në Tiranë

Zbulimi i madh i shkencës, një oqean gjigant mund të fshehë jetën jashtëtokësore në hënën e Saturnit

Diella shfaqet me 6 gishta në mesazhin e postuar në Facebook, ministria më pas ja ‘pret’ duart

Duhet theksuar gjithashtu që nuk është e mundur të konvertohen patentat shqiptare të marra ndërkohë që i interesuari është rezident në Itali, njofton Shqiptari i Italise. Marrëveshja do të jetë në fuqi deri më 12 korrik 2026.

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për konvertimin

Kërkesa e konvertimit duhet bërë pranë një zyre të motorizimit civil duke paraqitur këto dokumente:

– Kërkesa në formularin TT 2112 (që jepet në sportel) i përpiluar dhe i nënshkruar;

– Vetëdeklarimi (në një formular të posaçëm) i rezidencës aktuale dhe i datës (me shënimin e ditës, muajit, vitit) dhe vendit kur është marrë për herë të parë rezidenca në Itali;

– Dëshmia e derdhjes së 32 eurove në llogarinë rrjedhëse postare 4028;

– Dëshmia e derdhjes së 10,20 eurove në llogarinë postare 9001. Mandatet postare të llogarive rrjedhëse të gatshme mund të gjenden në zyrat e postës ose në Zyrat motorizimit civil;

– Patenta shqiptare në origjinal dhe fotokopja e saj në të dyja anët (në çastin e paraqitjes së kërkesës vetëm tregohet, për të tërhequr patentën italiane duhet dorëzuar patenta shqiptare);

– Përkthimi i patentës shqiptare, i bërë nga një përkthyes i betuar, ose nga përfaqësia diplomatike (konsullatat) shqiptare në Itali e në këtë rast duhet të legalizohet më pas në Prefekturë;

– 2 fotografi format tesera, njëra prej të cilave e autentikuar;

– Certifikata mjekësore me pullë-taksë (bëhet në ASL dhe nga mjekë të autorizuar) e gjashtë muajve të fundit;

– Fotokopja e kodit fiskal;

– Fotokopja e lejes apo e kartës së qëndrimit e paskaduar, ose kuponi i përtëritjes.

Përjashtimi

Duke qenë se marrëveshja po nis zbatimin konkret nga 10 gushti por është në fuqi nga 12 korriku, për të shmangur probleme që ndokujt mund t’i sjellë pikërisht kjo vonesë, ministria italiane e transporteve parashikon shprehimisht që do të pranohen kërkesat e konvertimit për “patentat shqiptare me datë skadence në intervalin kohor 12 korrik – 10 gusht 2021, apo kur në të njëjtin interval kohor mbushen 4 vjet nga marrja e rezidencës në Itali” me kusht që kërkesat të paraqiten deri më 31 tetor 2021.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

7 lajme tronditëse mbretërore që tronditin pallatin, ndërsa deklarata tronditëse e Princit Harry ngjall frikë

1 October, 2025
Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

Titujt e gazetave: ‘Starmer përballet me Farage’ dhe ‘Kufiri i përfitimeve për dy fëmijë do të hiqet’

1 October, 2025
Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

Bowen: Momenti është forca e planit të Trump për Gazën, por mungesa e detajeve është dobësia e tij

1 October, 2025
Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

Starmer duhej t’u tregonte kritikëve të tij se mund të përballej me Farage-n

1 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result