Procesi i Berlinit/ Rama niset drejt Londrës, në samit ndan të njejtën tryezë me Kurtin. Takimi i parë pas përplasjes për tubimin pro UÇK në Tiranë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit.

Këtë vit, ndryshe nga edicionet e kaluara, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të nënshkruajnë marrëveshje të reja, por pritet të miratohen deklarata të përbashkëta që synojnë forcimin e tregut rajonal dhe sektorit të energjisë.

Britania e Madhe, si vendi mikpritës, pritet të vërë theks të veçantë te bashkëpunimi kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimit të migrimit.

Nderkohe, edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Londër, ku do të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit, që do të mbahet më 22 tetor. 

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik, Kurti pritet të zhvillojë disa takime bilaterale me liderë të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, si dhe të marrë pjesë në një sërë ngjarjesh të organizuara në kuadër të samitit. 

Në këtë samit ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dy liderët pritet të ndajnë të njëjtën tryezë pas përplasjeve të fundit në distancë lidhur me tubimin në mbështetje të UÇK-së të mbajtur në Tiranë dhe qëndrimet për Gjykatën Speciale. 

Temat kryesore të samitit do të jenë siguria, zhvillimi ekonomik dhe migrimi, ndërsa liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta mbi Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë. 

Procesi i Berlinit, i iniciuar nga Gjermania në vitin 2014, synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtojë integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Share This Article