Prodhuesi i Marlboro, Philip Morris mund të ndalojë shitjen e cigareve në Britani të Madhe

albnews
By
1 Min Read

Gjiganti i duhanit Philip Morris mund të ndalojë shitjen e cigareve për 10 vjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Masa do të thoshte se marka kryesore e kompanisë, Marlboro, do të zhdukej nga dyqanet britanike.

Autoritetet britanike kanë deklaruar kohët e fundit se ata duan të ndalojnë pirjen e duhanit në Angli deri në vitin 2030.

CEO i Philip Morris International Jacek Olczak tha se ai donte të ndihmonte kompaninë që të linte duhanin pas.

“Unë mendoj se problemi i pirjes së duhanit mund të zgjidhet në Britani në një maksimum prej 10 vjetësh”, tha ai.

Inkurajimi i njerëzve për të kaluar në alternativa, së bashku me një rregullim të fortë, do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të pirjes së cigareve një herë e përgjithmonë. 

Share This Article