Prokuroria belge jep pretencën për bandën shqiptare të drogës

albnews
By
2 Min Read

Nga Siebe de Voogt, HLN

Hetuesit kryen disa kontrolle më 12 korrik 2023, pasi kishin informacione se disa shitës vendas droge po strehonin anëtarë të një bande shqiptare.

Wim S. (40 vjeç) rezultoi se kishte vënë në dispozicion shtëpinë e tij, si dhe një skuter elektrik dhe një biçikletë, ndërsa vetë shpërndante kanabis dhe kokainë.

Ai gjithashtu transportonte shpesh figurën kryesore shqiptare, Xhuljano B. (30 vjeç).

Në apartamentin e një shoqeje të Wim S., u gjetën Xhuljano B. dhe bashkëkombësi i tij Erind P. (38 vjeç).

Kimberly V. (38 vjeç) u kap me mbi 200 gram kokainë dhe dyshohet se kishte një lidhje me Xhuljano B.

Edhe ajo kishte rol në aktivitetin e trafikimit.

Ndërkohë, Aleksander T. (26 vjeç) qëndronte te Jimmy L. (44 vjeç), ku u gjetën plot 539 gram kokainë.

Prokuroria kërkoi të hënën, në një gjykim në mungesë, 4 vite burg për Xhuljano B., ndërsa për bashkëkombësit e tij u kërkuan 40 muaj burg. Shitësit vendas të drogës rrezikojnë dënime prej 37 muajsh, 30 muajsh dhe 2 vitesh.

Mbrojtja e Aleksander T. kërkoi një dënim me kusht. Avokatët e shitësve të drogës nga Bryzhi theksuan sidomos varësinë nga droga të klientëve të tyre.

Kimberly V. deklaroi gjatë hetimeve se ajo i kishte ofruar figurës kryesore vetëm strehim dhe dashuri.

Mbrojtja propozoi pezullim të dënimit ose dënim alternativ me punë në komunitet.

Vendimi pritet më 18 maj.

Share This Article