Prokurorja: Do t’ia dorëzojmë avokatëve 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka pretenduar se kanë qindra dëshmitarë dhe mijëra prova kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në konferencën statutore për rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, prokurorja ka thënë se gjithashtu ka 10 mijë prova që do t’ia dorëzojë mbrojtjes.

“Prokuroria do t’i dorëzojë mbrojtjes 10 mijë materiale potencialisht shfajësuese”, ka thënë prokurorja.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se provat do t’i nxjerrin gradualisht, ndërsa avokatët kanë kërkuar që ato të nxirren sa më shpejt.Prokuroria ka propozuar periudhën deri në majin e vitit të ardhshëm si afat për nxjerrjen e provave. 

Share This Article