Propozimi francez, nga sot bllokada në të gjithë Maqedoninë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ambasadori Ivica Bocevski në protestën e sotme “Ultimatum, JO faleminderit” njoftoi se nga sot do të fillojnë bllokada në mbarë vendin për shkak të propozimit francez.

“Nesër (sot) do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.

Në protestën, e cila për momentin po zhvillohet në mënyrë paqësore dhe pa incidente, kërkohen dorëheqje e Qeverisë e cila, siç thanë të pranishmit, ka dorëzuar në Kuvend kornizën e turpshme të negociatave.

“Vija jonë e kuqe është Kushtetuta”, tha Ivica Bocevski, i cili foli në protestë, duke u thënë liderëve të partive opozitare se ata janë bastioni i fundit i popullit dhe shtetësisë maqedonase dhe të tubuarit në protestë do të jenë mbrojtja e tyre dhe do t’i mbështesë ata të vazhdojnë në mënyrë që të mos ketë ndryshim të Kushtetutës që do të marrë parasysh kërkesat bullgare.

Share This Article