Protesta e 8 janarit, Berisha dhe Noka sot në Prokurori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prokuroria i ka kërkuar ish-kryetarit të PD Sali Berisha dhe Flamur Nokës të paraqiten të enjten pranë akuzës së Tiranës për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me protestën e 8 janarit.

Tashmë Noka gjendet nën hetim dhe për organizimin e tubimit. Dëshmia mësohet se është kërkuar në orën 11:00.

Po ashtu të premten është kërkuar të paraqiten dhe Lulzim Basha si dhe Gazment Bardhi.

Ky i fundit deri më tani akuzohet për organizimin e rezistencës brenda selisë ku fillimisht u tha se janë përdorur lëndë kimike si dhe është qëlluar në drejtim të protestuesve.

Lajmi i bë i ditur vetëm pak minuta pasi Gjykata e Tiranës vendosi të lërë të lirë 34 protestuesit e ndaluar më parë. Prej tyre 24 do të jenë në detyrim paraqitje dhe për të tjerët është urdhëruar lirim i menjëhershëm.

Share This Article