Protesta e AlbControl, 28 kontrollorë të arrestuar

 4,391 total views,  1 views today

Ka shkuar në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini.

Mësohet se numri i të shoqëruarve pritet të jetë më i lartë gjatë orëve në vijim.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •