Protesta në Tiranë/ Policia ngre postblloqe në disa akse rrugore

albnews
By
1 Min Read

Ndërkohë që në Tiranë priten sërish sot protesta, Policia ka ngritur postblloqe në disa akse rrugore me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale apo edhe identifikimin e personave problematike.

Sipas News24, postblloqe janë ngritur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë dhe Fushë Krujë-Rinas-Vorë.

Mësohet se po ushtrohen kontrolle në automjete, në të cilat udhëtojnë djem të rinj, por edhe furgonë dhe autobusë, që transportojnë pasagjerë.

Prej 5 ditësh në Tiranë, por edhe në qytete të tjera janë zhvilluar protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Share This Article