Protestë e pazakontë në Britani, aktivisti pro-palestinez hedh minj në mes të restorantit (VIDEO)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në McDonald në Birmingham, Britani, një aktivist i cili vendosi të shprehte solidaritetin e tij ndaj popullit palestinez duke lëshuar dhjetëra minj në mesin e klientëve në një restorant, të cilët ishin lyer me ngjyrat e flamurit të Palestinës.

Perosni ende nuk është identifikuar. Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një burrë që drejton makinën e tij (me fjalën “PAIISTN” në targën e saj) për në restorant pasditen e së djeshmes, duke hapur më pas bagazhin dhe duke nxjerrë një kuti të madhe. Aktivisti, i veshur me një flamur palestinez të mbështjellë rreth kokës, më pas hyn në restorant dhe hedh kutinë e minjve në dysheme, drejt dy grave që ikin nga frika.

Burri dëgjohet duke bërtitur parulla pro “Palestinës së lirë” ndërsa kthehej në makinën e tij, përpara se të bënte thirrje për bojkot ndaj Izraelit. Sipas gazetës britanike, zinxhiri i McDonald’s konfirmoi se restoranti u dezinfektua plotësisht pasi u hoqën brejtësit, raporton Daily Mail.

Videoja e postuar nga aktivisti në rrjetet sociale tregon mesazhe që u bëjnë thirrje britanikëve të bojkotojnë bizneset që mbështesin Izraelin, ndërsa klipi përfundon me një telefonatë të regjistruar në të cilën dëgjohet një burrë duke u mburrur për veprimin e aktivistit. 

@screenshothq

A spokesperson for McDonald’s said: “We are aware of an incident in our Birmingham Star City restaurant this evening where a number of mice were released by a member of the public. “Following the removal of the mice, the restaurant has been fully sanitised and our pest control partners have been called out to conduct a full inspection.” #macdonalds #birmingham #starcity #israel #palestine #rats #mice #fastfood

♬ Suspense, horror, piano and music box – takaya

Share This Article