Protestuesit derdhin “benzinë” mbi furgonin e policisë së New Yorkut – derisa policët gjendeshin brenda

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti kur një protestues dyshohet se derdhi benzinë mbi një furgon të policisë së New Yorkut ndërsa policët ishin brenda, gjatë një demonstrate të dhunshme, pasi një polic vrau një burrë nga Bronx.

Sipas mediave të huaja, protestuesit e “Black Lives Matter” janë mbledhur jashtë stacionit të policisë 46 në Bronx, Nju Jork, disa ditë këtë javë pasi Mike Rosado, 24 vjeç, u qëllua për vdekje nga oficerët jashtë detyrës.

Të premten, policia tha se njëri prej atyre demonstruesve mori një kuti të kuqe, shkoi drejt një furgoni të parkuar të policisë, i cili kishte oficerë brenda dhe filloi ta derdhte lëngun mbi automjetin.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2495617.html

Kamera e trupit e policisë tregon momentin e tmerrshëm që lëngu, i cili oficerët besonin se ishte benzinë, u hodh mbi çati dhe dritare në orën 22.32 minuta.

Videoklipi pastaj përfundon dhe policia i ka thënë New York Post se furgoni u largua para se të digjej.

Ata shtuan se protestuesi mund të përballet me akuza shtetërore dhe federale për veprimet e tij të supozuara.

Share This Article