Provokon patrullën në Britani/ Oficerët: Nuk jemi te trajnuar për ndjekje te tilla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një veturë e patrullës së policisë britanike në Leeds, ishin dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.

Ata derisa po patrullonin hasën në një motoçiklist, i cili filloi të bëjë akrobacione me motoçikletë para syve të tyre.

Ai madje as që hezitonte të rrezikonte veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur me vetëm një rrotë në tunel dhe vazhdimisht rriste shpejtësinë dhe provokonte policët.

Megjithatë, ata për asnjë moment nuk duken se i janë vënë pas duke nxitur reagime të qytetarëve të shumtë.

Por gjatë një konference për media ata thanë se nuk vepruan për faktin se ekzistojnë zyrtarë policorë të trajnuar për ndjekje të tilla, me vetura që janë më të përshtatshme për këso lloj ndjekjesh.

Share This Article