PSD-ja “nxjerr në qarkullim” bankënotën 5-euroshe me fytyrën e figurën e zv.ministrit

 233 total views,  1 views today

Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar një tjetër aktivitet para ministrisë së Drejtësisë.

Anëtarët e kësaj partie joparlamentare kanë ngjitur një baner ku në banknotën e 5-euroshe shihet fytyra e zëvendësministrit Hysen Durmishi, duke e lidhur firmën që kishte dhënë ai për vendimin për tiketa ngjitëse në vetura pasi të kalojnë kontrollin teknik, e që ishte paraparë të kushtonin pesë euro.

Teuta Rrusta nga PSD-ja tha se rrugës duke shkuar para objektit të ministrisë e kuptuan se vendimi ishte pezulluar.

Ajo tutje tha se Durmishi duhet të shkarkohet dhe të hetohet, pasi që sipas saj, pezullimi ka ardhur për shkak të opresionit të opozitës.

“Kjo nuk erdhi si rezultat i vëmendjes që të luftohet plaçka e rradhës, por kjo erdhi se aty kishte tendenca që të fshihej hajnia dhe çka nëse nuk do të bëhej e ditur nga mediat dhe do të kalonte në heshtje a do ta ngriste vetë, natyrisht që jo kjo erdhi si rezultat i luftës së përbashkët të spektrit opozitar”, tha ajo.

Ndryshe, PSD-ja edhe të premten ka zhvilluar një aktivitet pranë ministrisë së drejtësisë, ku policia arrestoi disa anëtarë të PSD-së, përfshirë kryetarin Dardan Molliqaj.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •